Mjekët: Pini kaq litra qumësht në ditë dhe do lindni vajzë
Ulja e konsumimit të sasisë së kripës dhe njëherësh konsumimi i të paktën gjysmë litër prodhime të qumështit, shton shanset e konceptimit me një vajzë. Të paktën, kështu po pohon një studim i kryer nga shkencëtarët holandezë prej Universitetit të Maastrichtu.
Ata nëpërmjet këtij studimi kanë arritur të vrojtojnë se marrëdhëniet seksuale të shpeshta dhe kombinimi i duhur i ushqimit është faktor kyç në përcaktimin e gjinisë së foshnjës.
Sidoqoftë, ushqimet, si: ullinjtë, proshuta, sallami, patatet, mishi, buka, bananet dhe brumërat përmbajnë kripë dhe kalium, gjë që nënkupton se duhet larguar nga dieta juaj para-konceptuoze.
Në vend të kësaj, shkencëtarët holandez po rekomandojnë që gratë të konsumojnë arra braziliane, drithëra të plota, fik dhe perime bishtajore.
Rreth 80 përqind të pjesëmarrëseve në këtë studim, pasi ndoqën këto këshilla, arritën të lindin vajzë.