Ndahen pas 2 vitesh lidhje çifti i njohur i showbizz-it, prindër të një djali

Pas shumë krizave që kanë marrë vëmendjen e mediave çifti Liam Payne dhe Cheryl janë ndarë zyrtarisht.  Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtari me anë të një postimi në Twitter ku kas shkruar: “Cheryl dhe unë njoftojmë me keqardhje se jemi ndarë. Ka qenë një vendim i vështirë për ne. Gjithsesi ne kemi shumë dashuri për njëri-tjetrin si një familje. Bear është bota jonë dhe kërkojmë nga ju që të respektoni privatësinë tonë, sepse ne do ja dalim mbanë së bashku”.-ka shkruar ai.

Kujtojmë se dy këngëtarët e nisën lidhjen para dy vitesh dhe pavarësisht se nuk u martuan kanë edhe një fëmijë së bashku të quajtur Bear.

Share With:
Translate »
668 Views