Moderatorja e njohur shqiptare qenka bërë nënë dhe ne nuk e paskemi ditur

Edhe pse u mundua ta mbante larg vëmendjes së medias lajmin e shtatzanisë së saj, ne përsëri e mësuam. Madje zbuluam edhe foto nga babyshower. Bëhet fjalë për moderatoren simpatike Iva Mera.
Ajo ka sjellë në jetë një djalë. Por lajmin e lindjes si duket moderatorja ka arritur t’ia dalë mbanë ta mbajë vetëm për familjarët e saj. Sipas burimeve të Kidstime.al, Iva e ka sjellë në jetë të birin në muajin gusht. Emri që kanë zgjedhur për të voglin e tyre është ai i një mbreti, Artur. Mëposhtë ju sjellim një foto të familjes së re. /Kids’ Time

Share With:
Translate »
821 Views