Tashmë edhe ata mund të kenë një shtëpi si gjithë të tjerët, shqiptarët plotësojnë dëshirën e familjes Lazi

Emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” u rikthye në fshatin Kaçivle të Elbasanit, tek familja Lazi. Nuk mund të harronim Esjonën e vogël dhe motrat e saj që çapiteshin mes shiut dhe baltës pranë një çadre që ishte kthyer në shtëpinë e tyre. Ato kërkonin veç një dhomë të fusnin kokën, mes ngashërimave luteshin për ndihmë.

Historia e tyre preku jo pak zemra dhe bëri bujë në rrjetet sociale. Firma “Braka” mori përsipër ndërtimin e banesës së re. Sidrit Bejleri shkoi javën e kaluar dhe u përcolli një lajm të mirë. Fondacioni “Firdeus” bashkë me firmën e ndërtimit “Braka” e përmbushën premtimin. Kjo është një tjetër shtëpi e ngritur nga themelet në emisionin e shqiptarëve.

Vajzat nuk i kanë mbajtur dot lotët e lumturisë. Është ajo që kanë dëshiruar me shpirt. Një shtëpi të bukur, tashmë kanë dhomën e tyre të ngrohtë më të gjitha kushtet për të studiuar pasi në çadër nuk mundeshin dhe shfrytëzonin rrezet e Diellit për të bërë detyrat. As kryefamiljari nuk e beson atë që shikon. I duket e pabesueshme. Banesa e mobiluar me gusto, është e rehatshme.

“E falënderoj administratorin Marsel Brakën, që erdhi me punëtoret dhe ndërtoi shtëpinë, asnjë nuk vinte prej Durrësit për ta bërë këtë shtëpi” thotë plot mirënjohje Flamuri. U është kthyer buzëqeshja brenda shtëpisë së re, vajzat nuk i mbajnë dot lotët kur shikojnë dhomën e tyre.  “Kemi qenë një vit vetëm me qiellin sipër. Sot ne nisim një jetë të re, më duket sikur linda edhe njëherë” shprehet Flamuri.

“Falënderoj Elvisin, Sidritin, Ilir Hoxhollin dhe Mareselin, faleminderit gjithë emisioni i shqiptarëve” thotë Nexhmija duke lotuar.

“Të gjithë i kanë sytë tek ju, nuk ka ndihmë më të bukur sesa zemrat e bashkuara të shqiptarëve” e mbyll Sidriti.

Share With:
Translate »
627 Views