Motra kërkon të birësojë fëmijën e vëllait: “Më ka thirrur vetë mami!”

Zana, e cila prej 17 vitesh jeton në Athinë, thirri sot në studion e “Ka një mesazh për ty” ish-nusen e vëllait, Albanën për t’i kërkuar të birësojë vajzën e saj.

Ish-kunata, nga bashkëjetesa me vëllain e Zanës, ka një vajzë 3 vjeçe, e cila jeton në Elbasan tek motrat e “Nënë Terezës” pasi ajo nuk ka mundësi ekonomike ta mbajë dhe prindërit nuk ia duan.

Tani që ekziston mundësia që fëmija të birësohet nga një tjetër familje, Zana ka kërkuar që kjo vajzë e vogël të mos shkojë diku tjetër por të bëhet pjesë e familjes së saj, pasi e ndjen si fëmijën e saj.

Ardit Gjebrea: Ti do të marrësh në kujdestari vajzën e vëllai tënd, që është gati 3 vjeç?

Zana: Po. E cila më ka thirrur vetë mami.

Ardit Gjebrea: Si të ka thirur vetë mami?

Zana: Thjesht, para 1 muaji vajta e takova me burrin. Sa herë që shkoj. Dëshira ime ishte që vëllai të bashkohej me nusen, që fëmija të rritej me nënë dhe babë dhe jo të vinte tek unë por ata nuk ja arritën dot qëllimit.

Ardit Gjebrea: Vëllai nuk mund ta mbajë dot?

Zana: Vëllai është i pamundur. Në moshë të vogël ka kaluar temperaturë dhe temperatura e ka lënë psikologjikisht, nuk di si ta shpjegoj dhe ndodhet i vetëm në Laktesh.

Ardit Gjebrea: Ai është vetëm fare dhe nuk është në gjendje që ta mbajë vajzën, le të themi kështu. Po nëna pse nuk e mban?

Zana: Me sa kam dëgjuar unë se dy herë e kam takuar. Ajo është në pamundësi ekonomike, familja nuk ia pranon dhe u detyrua ta çojë tek “Motrat”.

Ardit Gjebrea: Ti ke folur me ish-kunatën tënde?

Zana: Kam folur me Albanën para se të shkonte tek motrat.

Ardit Gjebrea: Ja ke bërë këtë kërkesë. I ke thënë ma jep mua?

Zana: Ja kam bërë që në fillim, dhe unë porsa mora vajzën e porsalindur, një muaj  në duar ndjeva një… sikur ajo do bëhej fëmija im dhe i thashë: Albana dëgjo këtu të gjithë zihemi me burrat, shko tek vëllai rri në një dhomë veç. Do vinë rrethanat që ti avash-avash do bashkohesh me vëllain tim. Bëje për hir të fëmijës që vajza të rritet me prindër, jo pa prindër. Mos e dërgo atje. Ndoshta “Motrat” kanë hapur shumë dyer, kanë dhënë një ndihmë për shumë nëna që mos i abortojnë fëmijët e tyre. I kanë dhënë një mundësi që t’i lindin dhe t’i rritin. Por përse kjo krijesë e vogël të rritet jetim kur i ka dy prindërit?

Ardit Gjebrea: Ti vetëm atëherë ia ke kërkuar këtë gjë Albanës, më mbrapa i ke thënë, se kanë kaluar 3 vite?

Zana: Kam kontaktuar sa herë që shkoj tek motrat, më kanë dhënë numrin që Albana ka lënë atje. Alo- një zë burri. Kush je? Jam Zana kërkoj Albanën. Pse e do ti Albanën? Nuk është Albana këtu.

Ardit Gjebrea: Nuk e ke patur asnjë mundësi kontakti me të..

Më pas Ardit Gjebrea fton në studio Albanën, e cila përlotet kur shikon nga ana tjetër e ekranit ish-kunatën e saj.

Zana: Atëherë Albana, unë të kam thirrur këtu për të të falenderuar publikisht, që ke sjellë në jetën time gjakun tim, një engjëll i cili është i pafajshëm. Gjatë gabimeve tuaja ndodhi, ajo që ndodhi.

Albana: Gjithashtu, faleminderit edhe ti. Zoti ty të ndihmoftë.

Zana: Të kam ftuar këtu për të të falenderuar dhe të më japësh fjalën që vajza mos kalojë në birësim, por ti jap një familje. Unë nuk i ofroj asaj pasuri por thjesht i ofroj një familje dhe ngrohtësi. Ti e di shumë mirë se të kanë thënë dhe motrat që po kaloj 6 muaj fëmija do kalojë në birësim.

Ardit Gjebrea: Çfarë mendon për propozimin që të bën Zana, Albana? Të vjen ndonjë mendim?

Albana: Një mendim shumë të mirë që do ja jap.

Ardit Gjebrea: Do ja japësh?

Albana: Do ja jap dhe ta ketë me gjithë zemër, ta ketë përjetë.

Ardit Gjebrea: Në momentin e parë që Zana, që kur e mori në krah ndjeu që ky fëmijë i përkiste asaj. Për sa kohë që dhe vajza jote e vogël, kur shkon ta takojë Zana e thërret mami, janë shpesh herë them disa gjëra të shkruara nga Zoti për t’u bërë më mirë. Ai e di pse ne vuajmë, ai e di pse na shëron.

Share With:
Translate »
640 Views