Vetëm 9 vjeçe por me zemër të madhe, vogëlushja dhuron flokët për gratë e prekura nga kanceri

“Dhuro flokë, fal shpresë”. Kësaj nisme të shoqatës për mbrojtjen e grave me kancer gjiri, në vitin e katërt të saj iu bashkua edhe 9-vjeçarja Egita Bakillari.

E vogël por me një shpirt të madh, Egita e ndien si përgjegjësi të sajën, ti bëj të lumtura gratë dhe vajzat të cilat kanë më shumë nevojë se ajo për flokë.

Ishte pikërisht përjetimi që nëna e saj kaloi pas vizitës rutinë të mamografisë, që e nxiti atë drejt kësaj nisme.

Egita Bakillari: Kur mami im bëri vizitën e kancerit në gji unë e pashë atë që ishte shumë e mërzitur. Kështu unë mendova edhe për gratë e tjera dhe doja ti dhuroja flokët.

Me anë të këtij veprimi 9-vjeçarja Egita synon tu falë buzëqeshje të gjitha grave të diagnostikuara me kancer gjiri.

Egita Bakillari: Nuk më vjen keq që do pres flokët, sepse kështu mund të ndaj emocionet me gratë e tjera. Unë i bëj thirrje të gjithave që të dhurojnë flokët për nënat dhe motrat.

Tani ajo nuk i ka më flokët e gjata, por ka një histori të bukur për tu treguar të gjithëve.

Egita Bakillari: Ndihmë shumë mirë, ndihem më e lumtur që u bëra pjesë e kësaj nisme.

Në aktivitetin për dhurimin e flokëve  për të diagnostikuara me kancer gjiri, të pranishëm ishin gra dhe vajza të cilat mes lotësh treguan përjetimet e tyre dhe arsyet përse ju bashkuan kësaj nisme.

Share With:
Translate »
446 Views