Motrat Gjata nuk do t’i shihnim në skenë nëse ato do t’i kishin dëgjuar prindërit

Çdo prind kërkon më të mirë për fëmijët e tyre. Besoj biem dakort të gjithë, se prindërit tanë gjithmonë insistojnë që ne të zgjedhim një profesion që të na sigurojë një të ardhme të mirë. Ndonjëherët dëshira e prindërve me dëshirat tona, nuk janë të njëjtat. Kështu ka ndodhur edhe me motrat Gjata.

Migena dhe Elvana, të dyja motrat që merren me muzikë, por në profile të ndryshme. Pas koncertit të parë në Tiranë, sopranoja Migena Gjata ka dhënë një intervistë për “Wake Up”, në Top Channel. Ajo ka treguar se dëshira e prindërve të saj, ka qenë që ajo dhe Elvana të vazhdonin juridikun ose ekonomikun.

“Të dy prindërit janë fansa dhe mbështetës tanë, por kanë qenë edhe ata kritikë. Nuk ishin shumë pozitiv me muzikën. Na thonin që ka ekonomik, ka juridik. Sidoqoftë ata janë shumë krenarë që luftuam për atë që deshëm, dhe arritëm ta mbanim”,-është shprehur Migena. Sopranoja ka folur gjithashtu edhe për marrëdhëniën që ka me Elvanën. Ajo është shprehur se pavarësisht se ndodhen larg nga njëra-tjetra, kanë një raport mjaft të ngushtë. RC

Share With:
Translate »
728 Views