Makina përplaset me shkollën fillore, 2 të vdekur dhe shumë vogëlushë të lënduar

 
 Dy djem tetëvjeçar kanë vdekur pasi një makinë u përplas me një shkollë fillore në Sydney, dhe shkatërroi një klasë të tërë. Incidenti në shkollën publike gjithashtu plagosi edhe 3 vajza të cila janë dërguar në spital. Në momentin e përplasjes  në klasë ndodheshin 19 fëmijë. Dy djemtë u dërguan në një spitalin aty pranë, ku vdiqën nga plagët. Një tjetër vajzë, nëntë vjeçare, mbetet në një gjendje të rëndë, thanë autoritetet. Policia tha se edhe shumë fëmijë të tjerë morën lëndime të lehta por janë jashtë rrezikut për jetën. Shoferja e makinës, një grua 52-vjeçare, u dërgua në një stacion policor. Autoritetet thonë se nuk besojnë se aksidenti ishte i qëllimshëm. Incidenti ndodhi rreth orës 09:45 sipas lokale të martën në periferi të Greenacre. “Kjo ishte një masakër,” tha mjekja Stephanie Radnidge ‘Gjetëm një numër të madh fëmijësh dhe mësuesish të pikëlluar dhe të tronditur në vendin e ngjarjes.

Share With:
Translate »
1047 Views