Si të veproni me fëmijët që zgjohen ende pa gdhirë

Fëmija im ngrihet shumë herët. Çfarë mund të bëj për këtë?
A keni nevojë për të vendosur një alarm kur fëmija juaj ngrihet akoma pa gdhirë? Sigurisht që jo, por sado qesharake qoftë kjo, ka një problem që fshihet pas gjithë kësaj. Problemin e ngritjes herët në mëngjes e hasim më shumë tek foshnjet e vogla rreth 6-8 muajshe. Këto foshnje kanë nevojë të ushqehen disa herë gjatë natës dhe ju mendoni se kjo e bën fëmijën të flejë më gjatë në mëngjes, por është krejt e kundërta. Kjo gjë i bën foshnjet të ngrihen rreth orës 5 apo 6 të mëngjesit, që me siguri akoma nuk ka lindur dielli. Fatmirësisht ka gjithmonë një mënyrë për ta rikuperuar këtë.

Bëhuni një dedektiv i vërtetë
Mundohuni të zbuloni nëse ka ndonjë faktor të jashtëm që e bën fëmijën të ngrihet kaq herët. Ndoshta janë zhurmat që vijnë nga jashtë, ndoshta drita e dhomës e shqetëson dhe ai nuk mund të fle. Vendoseni orarin për t’u zgjuar 10 minuta para se të zgjohet fëmija juaj. Vështroni me kujdes se çfarë e sjell zgjimin e fëmijës tuja. Nëse fajtori është zhurma atëherë nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, sepse ky problem mund të zgjidhet.

Ndyshoni orarin e gjumit
Provoni ta vendosni fëmijën në gjumë 20 minuta më para se rregullisht. Është e çuditshme, por kur bebet flenë më herët në mbrëmje zgjohen më vonë në mëngjes. Provojeni këtë metodë dhe nëse shihni rezultate vazhdoni të veproni kështu.

Mos devijoni nga oraret e gjumit
Shumë prindër mendojnë që nëse shkurtojnë kohën që fëmija fle gjatë ditës, e ndihmon atë të fle më gjatë gjatë natës. Por kjo është shumë e gabuar. Nga vëzhgimet që janë bërë nxirret një konkluzion që thotë se fëmijët që flenë pak gjatë ditës kanë më shumë problem me gjumin gjatë natës, çka sjell dhe probleme me ngritjen herët në mëngjes.

Mos i ngacmoni fëmijët kur sapo janë ngritur nga gjumi
Në rastet kur fëmijët sapo janë ngritur nga gjumi është mirë që t’i lini të luajnë vetëm në shtrat deri sa ta kuptojnë që nuk ishte orari i duhur për t’u zgjuar. Në këtë mënyrë ai fillon të bie ngadalë në gjumë, duke u përshtatur me orarin e ri që ju i keni caktuar.
Përshtati: B.Lica/ Kids’ Time

Share With:
Translate »
871 Views