Ndërron jetë tezja që mbrojti mbesën nga shpërthimi

Nje teze qe “mbrojti heroikisht” mbesen dhe motren e saj nga shperthimi vetevrases i Manchesterit, ka nderruar jete.
“The Independent” tha se Kelly Brewster perdori trupin e saj per te mbrojtur mbesen e saj 11-vjecare, Hollie Booth dhe te emen, Claire, teksa largoheshin nga koncerti i Ariana Grandes.

Xhaxhai i 32-vjecares, Paul Dryhurst tha se mbesa e tij kishte mbrojtur heroikisht mbesen e saj nga shperthimi ne hollin e Manchester Arenas. I dashuri i Kelly-t, Ian Winslow konfirmoi vdekjen e te rese me nje postim ne Facebook. “Kelly ishte me e lumtur se kurre dhe kishim planifikuar shume gjera sebashku”, shkroi ai. Sipas”MailOnline”

Brewster udhetoi per ne koncert me te afermit e saj nga Sheffield. Ndersa gjyshja e 11-vjecares, Claire Booth, tha se Kelly kishte vdekur si heroine. Hollie raportohet se theu te dyja kembet ne shperthim ndersa nena e saj theu nofullen.
22 persona u vrane dhe 59 te tjere u plagosen, shume prej te cileve femije, kur nje kamikaz hodhi veten ne ere pas koncertit ne Manchester. Ky ishte sulmi me i rende terrorist ne Britani qe prej vrasjes se 56 personave ne korrikun e vitit 2005. /tvklan.al

Share With:
Translate »
716 Views