Ndërton pishinë për fëmijët e fqinjëve në shtëpinë e tij

Kur Evy Davison ndërroi jetë pas betejës me kancerin në prill të 2016-s, bashkëshorti i saj 94-vjeçar, Keith,  nuk mund të duronte heshtjen në shtëpi kur mbeti vetëm.

“Ju nuk mund ta imagjinoni si është. Qani shumë. Kjo vetëm se ajo nuk është më këtu”, shprehet zoti Daviso. Për këtë arsye, ai vendosi që të instalonte një pishinë në kopshtin e shtëpisë në Morris të Minesotës.

Arsyeja e ndërtimit të saj ishte që fqinjët të shkonin të laheshin aty dhe ai nuk do të ishte më vetëm. Pishina u ndërtua herët këtë vit, por fëmijëve të komshinjve iu tha për ekzistencën e saj  vetëm korrik.

Pavarësisht se ai ka tre fëmijë të rritur, 94-vjeçari nuk ka nipa dhe mbesa. Por pas këtij gjesti, një fqinj i tij i ka thënë se të gjithë janë nipërit e tij.

Tashmë Keith nuk ndihet më vetëm. Madje ai ndonjëherë shijon edhe ujin e pishinës kur e gjen të lirë.

Share With:
Translate »
680 Views