Vrasin shtatzënën për një arsye të tmerrshme!

Një grua shtatzënë mendohet se është vrarë në një ritual të tmerrshëm satanik, pasi në një zonë të pabanuar u gjet hiri i saj . Fernanda Pereyra, 26 vjeç, besohet të jetë therur për vdekje para se trupi i saj të digjej nga zjarri, nga ku u gjend vetëm varësja e saj, nëpërmjet së cilës mundën ta identifikonin . Pereyra, e cila ishte shtatzënë gjashtë – muajshe, u gjet pranë qytetit të Rincon de los Sauces, në provincën perëndimore të Neuquen. Hetuesit mendojnë se tre gjashtat, që u gjendën pranë saj, u zgjodhën me qëllim për të përfaqësuar numrin 666, të quajtur në Librin e Dhiatës së Re si “numri i djallit”. Ata thanë që vrasësit përdorën një sasi të madhe benzine për të djegur trupi. Policia zbuloi se viktima është transportuar me një kamion “Renault Kangoo”, pasi u gjetën gjurmë gjaku dhe flokë të saj. Ish i dashurin i Pereyra, Luciano Hernandez dhe dy miqtë e tij, Osvaldo Castillo dhe Diego Marillan, janë arrestuar si të dyshuar për çështjen. Të dyshuarit merren me trafik droge dhe mendohet se ushtrojnë Satanizëm dhe fe të paidentifikuara afrikane, pasi njëri prej tyre ka edhe trupin të mbuluar nga tatuazhe në nder të djallit. Në shtëpinë e një prej të dyshuarve u gjet muzikë “satanike”, një kafkë, një hanxhar, si dhe imazhe që shfaqin tridentë dhe gra në flakë, ndërsa në oborr u gjet një dele, e cila dyshohet të jetë përdorur për rituale satanike. Zona në Argjentinë ka probleme sociale, pasi janë pushuar nga puna në kompanitë e benzinës më shumë se 1,000 persona. Ndaj trafikantët e drogës kanë shfrytëzuar këtë kaos për të nisur kontrollin e zonës. Sipas raportimeve, viktima ka vuajtur abuzime të tjera para se të vritej, pasi ish – i dashuri i saj, boksieri Ademar Maraguel, i cili është edhe babai i një prej tre fëmijët e saj, e ka rrahur brutalisht, ndërsa ajo ishte duke marrë para nga një bankomat. Ai u arrestua, por më vonë u lirua. Dy vite më vonë, në Nëntor të vitit 2016, ajo ishte dëshmitare e një krimi, ku adoleshenti Franco Orellano mbeti i vrarë nga një trafikant droge. Pas këtij incidenti, ajo mori disa kërcënime me vdekje, por policia mendon se ky krim nuk është i lidhur me vrasjen e saj. Gjyqtari Pablo Yancarelli ka vendosur që tre të dyshuarit do të qëndrojnë të arrestuar për 6 muaj, ndërsa hetimi do të vazhdojë, ndonëse policia ka paralajmëruar se mund të zgjasë më tepër. Policia thotë se një motiv për vrasjen e Pereyra mund të jetë shtatzënia e saj me dikë që nuk ishte i dashuri i saj, ndërsa tjetra është se vrasja mund të ketë shërbyer si një paralajmërim për qytetarët e tjerë që të mos ndërhyjnë te bandat e trafikut të drogës. Avokati Marcelo Henriksen Velasco, i cili ishte i përfshirë në çështjen ku Pereyra dëshmoi për vrasjen e adoleshentit, tha: “Për mendimin tim, ky nuk është një rast i dhunës në familje, por një krim i lidhur me trafikun e drogës”.

Share With:
Translate »
784 Views