Ndjeva trishtim të jashtëzakonshëm për fëmijët që marrim valium se s’kanë bar…a ju flet njeri atyre se sa e shkurtër është jeta

Një histori e shkurtër nga gazetarja Rudina Xhunga ka nxjerr në pah realitetin e trishtë që na rrethon dhe pak vërehet.

“Në farmaci shikoj një fëmijë, 14 vjeçar që merrte tre shiringa. Pasi doli, pyes farmacistin: Merr drogë fëmija? Nuk e di-më tha. E pyeta sërish, për çfarë i do djali shiringat? Nuk e di tha pse i donte! Insistova, duke i thënë se nuk po e pyesja si gazetare, por doja të më tregonte pse i mori ai dhe a marrin të tjerë.

Më tha që po, marrin. Më tregoi më tej, që herë pas here i marrin për drogë, por ka të tjerë që marrin edhe shiringa edhe valium. Pse e pyeta? Sepse nëse nuk kanë drogë,më tha, marrin valium me shiringë që të flenë gjumë.
Ndjeva një trishtim të jashtëzakonshëm për fëmijët që marrin valium të flenë gjumë, sepse nuk kanë bar. Po ëndrra për jetën a kanë këta fëmijë? A ju flet njeri për jetën , fëmijëve në këtë vend? Për sa e shkurtër dhe e bukur është jeta?”

Share With:
Translate »
76 Views