Ndodh mrekullia, vaji i kanabisit i shpëton jetën vogëlushes!
Prindërit e një vajze gjashtë vjeç nga Birminghami i Anglisë po përjetojnë lumturinë më të madhe të jetës së tyre. Ato kanë kuruar vajzën me vaj kanabisi. Kjo është historia e tyre. Prindërit e çuan vajzën në spital kur kuptuan se ajo nuk po merrte frymë.
Mjekët dyshuan në fillim për epilepsi, por pas 5 muaj e shtruar në spital, mjekët zbuluan se problemi qëndronte tek truri i foshnjës Jayla. Gjendja e saj shkaktoi vuajtje për familjen të cilët e dërgonin në spital çdo tre deri katër javë. Vogëlushja filloi të përkeqësohej, nuk ishte në gjendje të ecte, të fliste, të hante apo të pinte, ndërkohë që ushqimin mund ta merrte vetëm përmes një tubi. Gjithashtu ajo shpesh herë kishte shqetësime në zemër.
“Duke e parë atë kaq keq më shkatërronte shpirtin çdo ditë “, tregon nëna Louise Bostock e cila historinë e saj e publikoi në faqen Go Fund Me, faqe ku të gjithë japin kontributin për fëmijët e sëmurë. Go Fund Me mblodhi rreth 5.552 dollarë për vajzën. Gjendja e Jayla po përkeqësohej, ilaçet nuk po i bënin me efekt dhe mjekët i thanë se kishte gjasa të ndërronte jetë shumë shpejt.
Pas studimit të përfitimeve nga vaji i kanabisit 33 vjeçari babai i vajzës filloi të trajtonte vajzën e saj fshehurazi. Brenda disa javësh, Jayla filloi të kishte dëshirë të hante e të ecte nga pak. Edhe pse vaji i kanabisit kushtonte 80 paund. Pasi vajza u përmirësua mjekët u habitën duke pyetur se çfarë ka ndodhur. Babai tregoi të vërtetën dhe që nga ajo ditë vajza po e merr veten dita ditës. Megjithatë vaji i kanabisit nuk mund të përdoret shpesh herë dhe jo në të gjitha rastet. Vogëlushja iu nënshtrua kohët e fundit një operacioni në kokë dhe rezultatet ishin fantastike.