Ndryshe nga mami, e vogla North paparacëve: “Mjaft më fotografuat”
Ndodh kur një njeri i famshëm do të ngopet nga paparazit.
Një gjë të tillë sic duket është duke bërë vajza e Kim dhe Kanye West, pasi ajo ka tentuar të ndalojë.
North është e lodhur nga ballafaqimi me këta njerëz dhe ajo ia bëri të qartë frustrimin e saj, duke bërtitur disa herë: “Jo më foto!”. Situata ndodhi ndërsa vogëlushja po blinte akullore me Kim, javën e kaluar.
Natyrisht, paparacët i shpërfillën lutjet e saj dhe vazhdonin ta fotografonin, edhe pse dikush prej tyre i tha “Më vjen keq, North”.

