Nëna dhe foshnja ende nën kujdesin e mjekëve, njihuni me të porsalindurin më të madh në botë

Një familje në Kili mirëpriti një djalë 7,105 kilogramësh mes emocioneve të përziera, pasi fëmija është ende në kujdes intensiv së bashku me të ëmën.

Sipas mjekes Marcia Venegas, ai mund të jetë foshnja më e madhe e regjistruar ndonjëherë në Kili, duke ia kaluar një të porsalinduri tjetër që peshonte 6 kilogramë

Foshnja lindi të enjten në mëngjes në një spital në Curanilahue dhe u desh të transferohej në një spital në Concepcion për shkak të komplikimeve shëndetësore.

Nëna qëndron e shtruar në spital në Curanilahue dhe është në pritje të lirimit për t’u ribashkuar me fëmijën e saj.

Share With:
Translate »
116 Views