Nëna e Getoarit, fjalë zemre për Marinën dhe të birin

Getoari dhe Marina morën të gjithë vëmendjen e duhur në dasmën e tyre, madhe edhe shumë ditë pas saj, tani është radha e dikujt tjetër: mamit të Getoarit. Shpesh kemi dëgjuar që nënat bëhen xheloze për nusen e tyre, pasi mendojnë se dashuria e djalit të tyre tashmë do ndahet në dy pjesë, por ky nuk është rasti i saj. Në përfundim të dasmës, dhe pasi la që të gjithë vëmendjen ta merrnin ata, Marina dhe Getoari, Florija ka shkruar disa rreshta.

E lumtur, fundja si çdo nënë do ishte, pasi ka falenderuar të gjithë të ftuarit, Florija nuk ka nguruar të shkruajë edhe disa fjalë për nusen e re, Marinën. “Ndjenjë e pa harrueshme po ashtu e papërshkruar e shtune 10 shtator i Falenderohem Zotit që kam dy djemet që me plotson dhe me vlersojnë kam një nuse Marina Vjollca qe me plotëson vajzën qe nuk e kisha deri sot.  FALENDEROHEM të gjithëve që moren pjesë në ahengun tonë familjar. I pa harruar Getoari”, shkruan  Florije Selimi. Sigurisht përpara fjalëve të tilla, bukuroshja Marina nuk mund të rrinte e heshtur. E prekur nga këto fjalë zemre, Marina shkruan: “Oooo çfarë dedikimi të dua shumë”. Getoari duhet të ndihet me shumë fat që nëna dhe nusja e tij shkojnë kaq mirë. Pak ditë më parë ajo i bëri edhe Getit këtë dedikim, duke na sjellë një foto të rrallë nga fëmijëria e tij:

Share With:
Translate »
1068 Views