Nëna e Sibora Gaganit që u zhduk 9 vite më parë kërkon rihapjen e hetimeve, ja çfarë ka ndodhur

Nëna e shqiptares, Sibora Gagani, e cila u zhduk duke mos lënë asnjë gjurmë në qershor të 2014, ka kërkuar të rihapen hetimet për zhdukjen e vajzës së saj.

Kjo kërkesë e së ëmës ka ardhur pas arrestimit nga policia spanjolle të një 48-vjeçari italian, Marco Gaio me akuzën se ka vrarë një 28-vjeçare të cilën e kishte ish-partnere.

Nëna e shqiptares, e cila në kohën kur humbi ishte 22-vjeç, pretendon se përgjegjës për zhdukjen e saj është pikërisht 48-vjeçari i arrestuar në Spanjë.

Më 14 korrik të 2014, nëna e Siborës mori një telefonatë nga partner i vajzës, i cili u arrestua sot, ku ai i tregoi për një debat që u bë shkak që Sibora Gaganit të largohej nga shtëpia pa marrë asgjë me vete, raportojne mediet italiane.

Sibora Gagani punonte si banakiere dhe jetonte me partnerin e saj në Torremolino, Andaluzi. Por, prej qershorit të 2014 vajza ndërpreu çdo kontakt me familjen. Profili i saj në Facebook u fshi dhe numri i telefonin nuk është i arritshëm.

Që nga ajo kohë, nëna e saj nuk ka asnjë kontakt me vajzen, ndërkohë ajo ka dalë edhe nëpër emisione televizive me qëllim për ta gjetur por nuk kanë dhënë asgje pozitive deri më sot.

Share With:
Translate »
73 Views