Pse bebet preferojnë njërin gji më shumë se tjetrin
Nënat gjidhënëse shpeshherë janë këshilluar t’i inkurajojnë bebet të ushqehen nga të dy gjinjtë.
Por siç dëshmojnë shumica prej tyre, pavarësisht sa shumë mundoheni t’ia ndërroni bebes gjirin me të cilin ushqehet zakonisht, bebja gjithmonë do ta ketë njërin gji më të preferuar.
E për këtë, siç duket ekziston një arsye .
“Shumë gra prodhojnë më shumë qumësht në njërën anë. Te disa gra, njëri gji është më i madh, ndërsa tjetri më i vogël”, ka shpjeguar ekspertja Cath Curtin.
Megjithatë, ekspertët rekomandojnë që për t’i shmangur të gjitha rreziqet, është e rëndësishme ta dërgoni për kontroll beben te doktori për t’u siguruar se bebja nuk ka ndonjë lëndim të vogël që e bën të ndihet jo komod kur është në njërën anë të caktuar – e kjo duhet të bëhet sidomos në rastet kur deri vonë bebja është ushqyer në dy gjinjtë, por së fundmi ka filluar të preferoj vetëm njërin gji.