Nëna sulmohet për trajtimin me laser që ia bëri djalit 6 muajsh: Është për të mirën e tij

Nëna e dy fëmijëve, Brooke është detyruar të mbrojë vendimin e saj për t’iu nënshtruar trajtimit me laser për fëmijën e saj 6 muajs, pasi ndau historinë me shfrytëzuesit e TikTok.

Gjegjësisht, Brooke zbuloi se djali i saj i vogël, Kingsley ishte diagnostikuar me sindromën Sturge-Weber, një çrregullim neurologjik që shkaktoi glaukomë në syrin e tij, por edhe një skuqje shumë të theksuar në një pjesë të fytyrës.

Kur ajo foli për vendimin e saj që Kingsley t’i nënshtrohej trajtimit me laser për të hequr shenjën e lindjes, ajo u quajt “mizore” dhe “abuzuese e fëmijëve”. Shumë e kritikuan atë se nuk donte të priste që Kingsley të rritej për të marrë atë vendim për veten e tij.

 

Brooke zbuloi se po ndiqte këshillat e profesionit të mjekëve, “Nuk është se u zgjova një ditë dhe vendosa, “Hej, do të heq qafe shenjën e tij të lindjes, nuk mendoj se është i lezetshëm”. Unë mendoj se ai është djali më i bukur në të gjithë botën. Nuk ka dyshim për këtë”, shpjegon ajo në videon e saj në TikTok.

“Nuk më intereson shumë nëse ai ka një shenjë lindjeje në fytyrën e tij apo jo. Nëse nuk do ta dija se çfarë mund të ndodhte nga ajo shenjë e lindjes, do ta lija. Më duket e bukur sido që të jetë, më zemëron që njerëzit mendoj se kjo është vetëm për qëllime kozmetike”, tha ajo.

Brooke tha se ishte tepër e vështirë të shikoje djalin e saj duke kaluar nëpër të gjithë procesin. Ajo dokumentoi trajtimin e dytë me laser të Kingsleyt, në të cilin ajo vrapoi duke qarë gjatë procedurës dy minutëshe, ndërsa babai i Kingsley qëndroi me të.

Share With:
Translate »
139 Views