Nëna vdiq duke lindur vajzën, burra e gra mblidhen para prokurorisë

Familjarët e  31-vjeçares Elisabeta Lamaj nga Mallakastra që humbi jetën teksa sillte në jetë fëmijën e saj të dytë, janë mbledhur sot para prokurorisë së Fierit.

Ata kërkojnë përgjigje lidhur me vdekjen e të resë.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 2 prill pranë maternitetit të Fierit, ku Elisabeta Lamaj ndërroi jetë në sallën e operacionit, pasi solli në jetë vajzën e saj të dytë.

Bashkëshorti, Leonard Lamaj, u shpreh se ndonëse kanë kaluar shumë ditë, ende nuk është marrë në pyetje nga prokuroria.

Ndërsa kërkoi  që t’i jepet një përgjigje mbi arsyet e vdekjes së gruas së tij.

Share With:
Translate »
290 Views