Nëna zbulon se ka humbur përgjithmonë të bijën, në një postim në Facebook
Një nënë ka zbuluar se vajza e saj ishte zhdukur dhe që u gjet më vonëpa jetë në një postim në Facebook.
Alesha MacPhail u zhduk mëngjesin e së hënës në Rothesay, në Isle of Bute. Ajo po qëndronte me gjyshërit nga ana e babait, Angela King dhe Calum MacPhail, kur u raportua se ishte zhdukuar nga banesa e tyre.
Angela King bëri thirrje për ndihmë nga komuniteti me anë të një postimi në Facebook, pasi fqinjët dhe miqtë filluan të kërkonin vajzën.
Megjithatë, një trup u gjet rreth gjysmë milje larg shtëpisë së gjyshërve rreth orës 9 të mëngjesit të së hënës në një hotel të rrënuar.
Një orë më vonë nëna e 6-vjeçares, Georgina Lochrane komentoi në postimi e vjehrrës së saj duke se çfarë kishte ndodhur me vajzën e saj.
“Dikush të më tregojë se çfarë ka ndodhur, kjo është vajza ime,”-shkruan ajo.
Një përdorues i Facebook i dërgoi një link të Daily Record ku thuhej se vajza ishte zhdukur dhe se policia kishte gjetur një trup.
Një orë më vonë 23-vjeçarja komenton sërish duke i kërkuar vjehrrës së saj që ti përgjigjet në telefon.
“Angela mu përgjigj tani,”-shkruhet në koment.
Alesha jetonte në Lanarkshire dhe po kalonte një pjesë të pushimeve verore në ishull.
Tragjedia ka habitur komunitetin e vogël dhe policia po heton për të zbardhur ngjarjen.