Nënë e bir ritakohen pas 29 vitesh

Kjo ka ndodhur në emisionin investigativ italian “Le Iene” (Hijenat). Nënë e bir ritakohen pas 29 vitesh, pas shumë e shumë kërkimesh. Stephanie është ndarë nga i biri kur ai ishte vetëm 3 vjeç, por kur nuk ka humbur shpresën për ta riparë.

Ajo ishte vetëm 19 vjeç kur djali i saj Sandy, u mor nga shërbimet sociale, ndërkohë që ajo ishte në punë. Nëna, e rritur edhe vetëpa mama, e di mirë se ç’do të thotë të rritesh e vetme dhe pa dashurinë mëmësore, ndaj kurrë nuk rreshti së kërkuar djalin e saj. 29 vite kërkimesh dhe një apel i dëshpëruar në programin “Le Iene”, falë të cilit, mesazhi i saj më në  fund mbërriti tek Sandy: midis e-maileve dhe komenteve që ndoqën kronikën, më në fund mbërriti i duhuri.

Tashmë një burrë,  Sandy vendos të takohet me stafin e programit për t’i shpjeguar se si arriti të kuptojë që bëhej fjalë për të dhe sidomos të shpjegojë se si dhimbja e Stefanisë arriti ta bindë që ishte nëna e tij, duke fshirë dyshimet dhe fobitë e një jete.

Nuk fajëson të ëmën për atë që ndodhi dhe bie dakord ta takojë në aeroport, pa dijeninë e saj. Mallëngjimi është në doza shumë të larta dhe lotët të shumta, ndërkohë që nënë e bir, të rrethuar nga duartrokitjet e të pranishmëve përqafohen shumë  gjatë.

“E dija që ishte ai”-deklaron Stefani- “E kam thënë gjithnjë: ditën që do të shoh tim bir, do ta di që është ai”

https://www.iene.mediaset.it/video/mamma-ti-aspettavo-da-29-anni_13249.shtml

Share With:
Translate »
684 Views