Nepsi i shtatzanisë e çon Florianën në një emision gatimi

Është disa muajshe shtatzënë, por me veshjen që ka zgjedhur, barku nuk i bie shumë në sy. Megjithatë gjatë programit, ku është në këmbë dhe në lëvizje, për të përgatitur recetën, do kemi mundësinë për ta parë më mirë.

Ndërkohë portreti, është ai i përhershmi. E bukur dhe e qeshur si gjithmonë. Floriana do të bëhet shumë shpejt mama e një vajze, me të fejuarin e saj, Enisin, i cili jeton në Zvicër. Moderatorja është zhvendosur atje, por duket se nuk i ndahet zemra nga Shqipëria. Kështu edhe ndjekësit e saj kanë mundësi ta shohin në këtë fazë të bukur të pritjes së fëmijës.

Share With:
Translate »
849 Views