Tragjike/ Nëna hedh nga ballkoni i katit të gjashtë foshnjën e saj

Një nënë e re angleze është arrestuar pas akuzave për vrasjen e foshnjës së saj. Banorët e pallatit ku jetonte e reja me bashkëshortin dhe me dy fëmijët e vegjël, kanë pohuar se kanë parë fëmijën e zhveshur të hidhej nga ballkoni i katit të gjashtë dhe në fillim menduan se ishte një kukull, por kur panë të përpëlitej në tokë kuptuan se bëhej fjalë për një fëmijë të vërtetë. Edhe pse fëmijës iu dha ndihma e shpejtë, ai nuk ka mundur të mbijetojë. Ndërkohë policia është duke hetuar ende për të mësuar me tepër detaje nga kjo ngjarje tronditëse.

Share With:
Translate »
834 Views