Një dashuri e re për Kylie Jenner

Disa ditë pasi bëri publike foton e vajzës së saj një muajshe, Kylie Jenner, vendosi të publikojë edhe dhomën e saj.

Në rrjetin social Snapchat, shfaqet dhoma e Stormit e dekoruar me një stil mjaft të veçantë.

Në foton e publikuar është një panoramë në formën e zemrës me ngjyrë të kuqe dhe me shumë flutura në të.

Krah fotos së publikuar Kylie shkruan: “E dashuroj dhomën tënde”.

E dashura 20-vjeçare e Travis Scott mirëpriti vajzën e saj më 1 shkurt pas një shtatzanie shumë private që nuk përfshiu pothuajse asnjë dalje publike.

Share With:
Translate »
607 Views