Një ‘selfie’ para se të vijë në jetë foshnja dhe i gjithë interneti flet për të

Kat Armendariz është një vajzë nga Texas që mori vëmendjen e të gjithëve pasi bëri një ‘selfie’ me motrën e saj, e cila ishte gati për të lindur. Supozohej që ti qëndronte pranë të motrës, por nuk mund ti rezistonte momentit kur ajo po bërtiste nga dhimbjet ndërsa qëndronte e shtrirë në krevatin e një spitali. Ajo e shpërndau fotografinë në rrjete sociale, duke e shoqëruar me tekstin: “Selfie! Ndërkohë që motra ime është gati të lindë një fëmijë.” Arriti të merrte shumë klikime menjëherë, që ishin 496 mijë shikime dhe 1 mijë komente, ndërkohë që u shpërnda edhe në faqe të tjera. Profesioni i Kat është fotografe, dhe në një intervistë për Mashable sqaroi se motra e saj nuk kishte dhimbje në atë moment dhe e quajti si një ndër gjërat më të bukura të asaj dite.

Share With:
Translate »
934 Views