Njihuni me portretin ëngjëllor të vajzës së këngëtares Mirsa Kërqeli

Para 3 javësh, në 14 qershor, Mirsa na dha lajmin e bukur se familja e saj u shtua me një vajzë të vogël. Dhe jo vetëm kaq. Ajo ndau me ndjekësit e saj në instagram foton e vogëlushes që mban emrin Ana ku shkruante: ““Të kesh një familje të shëndoshë është një bekim nga zoti. Kopshtit tonë të dashurisë ju shtua edhe një lule. Pac fat lulja ime e Qershorit”  

Ndërsa sot, Mirsa na ka njohur me portretin ëngjëllor të Anës. Është ende e vogël për të thënë se kujt i ngjan por e sigurt është që do të bëhet një zonjushë shumë e bukur. Duket edhe nga foto, nuk ngopesh duke e parë! /Kids’ Time

Share With:
Translate »
790 Views