“No english, ça kam bo”/ Shqiptari arrestohet në Londër, puthi dhe përqafoi një vajzë të vogël

Numri i shqiptarëve të mbërritur vitet e fundit në Mbretërinë e Bashkuar është rritur shumë.

Janë të shumtë ata që ikin për t’u bashkuar me familjet e për të punuar, por ka edhe të tjerë që kthehen në shkelës ligji dhe përballen me drejtësinë britanike.

Së fundmi një i tillë është arrestuar në një park në Londër pasi thuhet se ka puthur dhe përqafuar një vajzë të mitur. Në rrjetet sociale është publikuar momenti i arrestimit të burrit i cili kur flet kuptohet se është shqiptar.

Ai thotë “No english, ça kam bo unë” por e ka të pamundur të kuptohet më shumë me dy oficeret e policisë të cilat i vënë prangat dhe e shoqërojnë në rajon.

Njëra prej tyre sqaron se burri në fjalë do japë shpjegimet e tij në rajon pasi akuzohet për puthjen e një vajze të vogël në faqe me të cilën nuk ka asnjë njohje.

Share With:
Translate »
75 Views