OBSH: Shpërthen difteria, më shumë se 1300 njerëz të prekur, pjesa më e madhe fëmijë

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë alarmin, pasi shpërthimi i sëmundjes së difterisë në Jemenin e shkatërruar nga lufta është përhapur me shpejtësi, duke infektuar më shumë se 1300 njerëz.

Në një deklaratë të dhënë, OBSH u shpreh se fëmijët dhe të rinjtë përbëjnë gati 80 përqind të rasteve dhe më shumë se 70 vetë kanë humbur jetën.

Difteria, e raportuar fillimisht në Jemen në tetor të vitit të kaluar, është një sëmundje ngjitëse dhe potencialisht fatale që kryesisht infekton fytin dhe rrugët e frymëmarrjes.

OBSH tha se në një fushatë ka përfunduar, duke vaksinuar 2.7 milion fëmijë në 11 njësi.

Lufta tre-vjeçare ka dëmtuar infrastrukturën e Jemenit, ka dëmtuar sistemin shëndetësor dhe e ka shtyrë atë në prag të urisë.

Share With:
Translate »
653 Views