Operacioni historik që ndau binjakët, një prej tyre i hapi sytë pas 4 ditësh

Një nga djemtë binjakë hapi sytë katër ditë pas operacionit historik që e ndau atë nga vëllai i tij binjak. Vëllezërit binjakë, Jaga dhe Kalia kishin lindur me kokë të bashkuara.

2–vjeçari Jaga iu përgjigj disa komandave të thjeshta të kërkuara, duke lëvizur gjymtyrët. Ai është në kujdes të rreptë prej doktorëve dhe ka nevojë për dializë të përditshme për shkak të problemeve me veshkën. Vëllai tjetër, Kalia nuk është akoma i ndërgjegjshëm.

Në operacionin historik morën pjesë plot 30 doktorë të specializuar nga e gjithë India. Vëllezërit binjakë ishin lindur me sindromën “craniopagus”, një gjendje që ndodh një herë në 3 milionë lindje. Sipas doktorëve, kjo sëmundje është tepër e rrezikshme, pasi 50 % e të prekurve, vdesin brenda 24 orëve të para të jetës. /tvklan.al

Share With:
Translate »
733 Views