Pa kaluar 24 orë, ndodh një tjetër sulm me armë në një shkollë, vriten shtatë mësues
Të paktën shtatë mësues mbetën të vrarë pas të shtënave me armë që ndodhën në një shkollë në veriperëndim të Pakistanit.
Motivi i vrasjeve ende mbetet i paqartë, ndërsa mësuesit e vrarë i përkasin pakicës myslimane shiite të vendit, raporton Reuters.
Ngjarja ndodhi në zonën Parachinar pranë kufirit me Afganistanin, një zonë që ka qenë një objektiv i vazhdueshëm i disa sulmeve që çuan në vdekjen e më shumë se 3,000 njerëzve midis viteve 2007 dhe 2014. Policia lokale tha se po mblidhte më shumë informacion dhe po hetonte ngjarjen e rëndë.