Pas bashkëshortit, ndahet nga jeta edhe nëna që u plagos nga i biri

Ka ndërruar jetën edhe 47 vjeçarja me Nurie Metallari, e cila u qëllua me armë nga djali i saj Mirald Metallari, 21 vjeç, ndërsa që mbeti i vrarë rreth 10 ditë më parë edhe babai i tij, punonjës policie. Ngjarja ndodhi më 24 korrik në zonën e Bathores në Tiranës, pas një konflikti për ndërtimin e një muri të vogël rrethues. Nga ngjarja mbeti e plagosur edhe 47 vjeçarja, por ka ndërruar jetë ditën e sotme. Në pranga ka përfunduar shtetasi Mirald Metallari, 21 vjeç, i cili qëlloi me armën pistoletë prindërit e tij. Shtetasi M.T., është arrestuar dhe materialet janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të tij për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Share With:
Translate »
852 Views