Pas Ermalit, e diela qenka e palestrës. Aulona me vajzën matchy-matchy
Aulona Mustën e kemi parë çdo të diel teksa ushtrohet në palestër. Me sa duket qenka kthyer në ditë motivuese. Pas Ermalit i cili kishte zgjedhur një mënyrë tjetër për të humbur disa kalori, Aulona na përshëndeti me këtë foto me Amarën. Të dyja të veshura njësoj dhe me girat në duar ndërsa babi po i fotografon.
Kur të rritet Amarën me siguri do ta kenë zili për linjat e trupit pasi kemi parë shpesh që mami Aulona i gatuan vakte të shëndetshme. /Kids’ Time/