Pas vdekjes së bashkëshortit, Irma Libohova merr lajmin më të bukur të jetës

“Sytë duhet t’i kthesh gjithmonë nga jeta….” Kështu tha dhe këtë bëri Irma Libohova vetëm pak ditë pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit të saj. Të gjithëve u kujtohet momenti kur u ngjit në skenë e përlotur dhe tha se dhimbjen do ta mbajë për vete, ndërsa për publikun do të vazhdojë të këndojë ashtu siç ka bërë për gjithë jetën e vet. Sot, katër muaj më pas, përveç boshllëkut që ndien nga mungesa, Irma është gëzuar me një lajm shumë të bukur. Së shpejti, ajo do të bëhet gjyshe për herë të parë. Nusja e djalit të saj është në pritje të ëmbël dhe pas pak muajsh, familja e tyre do të gëzojnë një jetë të re. Me një ndjesi të përzier, me lot dhimbjeje e gëzimi në të njëjtën kohë, Irma tregon për “Lart e poshtë” se është lajmi më i bukur që i ka ardhur në këtë periudhë: “Unë besoj që ky është lajmi më i bukur dhe prandaj themi gjithmonë që duhet t’i kthejmë sytë nga jeta. S’ka gjë më të bukur kur vjen një jetë. Thonë që është një ndjesi shumë e bukur, s’e kam provuar. Shumë shpejt, besoj që do të kemi një intervistë tjetër për të dhënë edhe ndjesinë e të qenit gjyshe…

 

Share With:
Translate »
3918 Views