Pati fatin e së ëmës dhe mbeti e ve në moshë të re e me 3 fëmijë, historia e heroinës së Arjanit

Arjani ka ardhur posaçërisht nga Sardenja në “Ka Një Mesazh Për Ty” për motrën e tij, Shqiponjën që e cilëson një heroinë dhe është shumë krenar për të. Për të treguar arsyet pse ai ka këtë konsideratë ndaj së motrës, Arjani nis të rrëfejë historinë e familjes në programin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan.

Kur ishte 9 vjeç, ai tregon se iu pre lumturia për shkak se të atin e dënuan 5 vjet për propagandë. Pasi ai doli nga burgu, brenga që nuk kishte mundur t’u qëndronte pranë fëmijëve iu kthye në një sëmundje të zemrës që i mori jetën në moshën 44-vjeçare.

Nëna e Arjanit, e mbetur e ve dhe me 4 fëmijë për të rritur iu përkushtua punës. Shqiponja, pavarësisht moshës së vogël, vetëm 10 vjeçe, kujdesej për shtëpinë që të lehtësonte sadopak nënën e saj. Arjani, duke qenë djali i madh i duhej të kujdesej për vëllain, dy motrat dhe nënën, një moment që veç vështirësisë, e bën edhe të pendohet disi.

 

Ardit Gjebrea: Ndërkohë ti 18 vjeç ishe burri i shtëpisë, kështu që ti duhet të kujdeseshe sidomos për motrat.

Arjan: Burri i shtëpisë dhe me dy “r” sepse duhet të isha edhe për të punuar, duhej të kujdesesha edhe për motrat sepse ne…

Ardit Gjebrea: I lije të dilnin?

Arjan: Këtu nuk thuhen gënjeshtra sepse gënjeshtrat… jo, nuk i linim dhe këtë unë e kam si të thuash… më vjen keq që jam bërë si të thuash, trau i doganës, po të mos jepja unë leje nuk kalonte njeri. Më dukej gjë shumë normale.

Ndërkohë, Shqiponja përfundoi shkollën e mesme, secili më pas u martua dhe vazhdoi jetën e tij derisa në një moment vjen një tragjedi.

Arjan: Para 15 vjetësh, i qëlloi fatkeqësia, aksident të shoqit, ndërroi jetë dhe papritur, shkoi në punë e nuk u kthye më. Një fatkeqësi që na ndryshoi komplet rrjedhën e jetës, preokupimet.

Ardit Gjebrea: Është e tmerrshme të mendosh që edhe nëna jote mbeti e ve në një moshë të re dhe të njëjtin fat edhe motra jote. Sa vjeç ishin vajzat?

Arjan: Vajza e madhe ishte 12 vjeçe, tjetra 10 dhe e vogla vetëm 5 vjeçe.

Ardit Gjebrea: Kur mbetën pa baba. Si ia doli motra?

Arjan: Si ia doli vetëm ajo e di se unë nuk mund të arrij ta përshkruaj atë që mund të imagjinoj se u rrita jetim dhe i di vuajtjet që mund të kalojë një jetim. Skamja, preokupacioni, por motra ime, unë kur ngeli e vetme kujtova se për të u mbyll bota, për të nuk kishte ditë të bukura sepse nuk mund të imagjinosh dot… jam vetë i dytë, burrë e grua, kemi rritur 4 fëmijë dhe i dimë ne problemet e përditshme nga vogëlsirat deri te gjërat që mund të jenë më preokupuese dhe të kalosh 15 vjet me 3  vajza, me skamjen që ne nuk mund ta përshkruajmë dot…

Ardit Gjebrea: Për vajzat besoj ka qenë shumë e vështirë.

Arjan: Vajzat… vajzat babën e kishin si shok, u ndodhën vetëm me nënën. Shikoj në sytë e vajzave, më fal se…

Ardit Gjebrea: Të kujtohen ato momente dhe prekesh.

Arjan: Ato ishin të hutuara, të frikësuara dhe sikur më kërkonin ndihmë por ndhma mund të jetë edhe një gjë e vogël, një buzëqeshje, një puthje e deri te ana financiare që megjithatë… motra ime ia doli, ia doli sepse ishte e fortë si karakter. Është shumë e ndjeshme, shumë e butë si njeri, por e fortë si karakter se vetëm ajo e di se ç’ka hequr./

Share With:
Translate »
95 Views