Pediatrit këshillojnë: Kur është e lejueshme t’ia shposh veshët fëmijës!

Për këtë temë po bëhen debate të nxehta –a është ajo gjë “aq e ëmbël” ose është lëndim trupor?

Për shumicën e prindërve është krejtësisht e natyrshme që vogëlusheve të veta – derisa janë bebe – t’ua shpojnë veshët.

Mirëpo, ekzistojnë kundërshtarë të mëdhenj të cilët paralajmërojnë për sëmundje të ndryshme, ndërkaq disa shkojnë edhe aq larg dhe thonë që ajo është “shkaktim i qëllimtë i lëndimeve trupore”, transmeton Telegrafi.

Në disa shtete të BE-së, p.sh. në Gjermani, pediatrit janë deklaruar qartë kundër shpimit të veshëve të bebeve dhe fëmijëve të vegjël.

Në të vërtetë, fëmijët e tillë të vegjël nuk kanë mundësi të pajtohen – andaj shpimi i veshëve konsiderohet shkaktim i lëndimeve trupore.

Madje ka pasur raste të cilat kanë përfunduar në gjyq.

Pediatrit përgjithësisht paralajmërojnë që ekziston rreziku nga infeksionet.

Plaga e vogël e cila shkaktohet është një “derë hyrjeje” e baktereve, të cilat mund të shkaktojnë inflamacion – dhe pastaj plaga mbyllet.

Veç kësaj, ekziston rreziku real që fëmija gjatë lojës të lëndojë veshin, përkatësisht të ndukë vëthin.

Për këtë shkak pediatrit rekomandojnë që fëmija të bartë vëthë pas moshës 12 vjeçe.

Natyrisht, të gjithë ata të cilët merren me shpimin e veshëve dhe me shitjen e vëthëve do t’ju thonë që ai rekomandim është marrëzi.

Të tjerët, megjithatë, konstatojnë që mjafton që fëmija vetë të kërkojë që t’ia shpojnë veshët.

Share With:
Translate »
799 Views