Pendohet Anne: “Nuk duhet ta publikoja këtë foto”

Aktorja Anne Hathaway e quan veten fajtore, për shkak të publikimit të një fotoje të të birit, në rrjetet sociale.

Ndërsa shumë nëna të tjera do pëlqenin të merrnin 144 mijë pëlqime aq sa mori Anne në pak orë pas hedhjes së fotos, nëna aktore kafshon dorën prej publikimit të fotos së fëmijës së saj në rrjetet sociale.

Fotografia  tregonte vogëlushin Jonathan, 1 vjeç, teksa shikonte nënën e tij Anne, duke mbajtur një fjalim në pallatin prej xhami të Kombeve të Bashkuara.

Një fotografi shumë diskrete, ku vogëlushi nuk duket në fytyrë, megjithatë Anne është penduar që e publikoi.

Gjatë një interviste, ajo u shpreh se duhet ta mbante kënaqësinë për vete dhe jo ta ekspozonte për të tjerët imazhin e të birit.

“Nuk e kisha bërë kurrë më parë dhe në momentin që e bëra edhe pse nuk dukej i gjithi, u pendova direkt. Edhe pse doja të tregoja një moment për të cilën jam shumë krenare”, u shpreh Hathaway.

Share With:
Translate »
786 Views