“Për pak ditë do të ikte në Angli”, flet me lot në sy babai i vajzës që u vra nga shoferi i droguar: E zuri porta poshtë

Një aksident tragjik i ka marrë jetë një 25-vjeçareje sot në oborrin e shtëpisë. Marjana Sahitaj humbi jetën pasi shoferi i droguar Sajmir Thaçi humbi kontrollin e makinës së tij dhe përfundoi në oborrin e prindërve të Marjanës. Babai i saj duke folur me lot në sy ka treguar makina ka përfunduar në oborrin e shtëpisë ndërsa porta kishte zënë poshtë vajzën e tij. Ai ka treguar se së bashkë me djemtë kanë nxjerrë vajzën dhe e kanë transportuar në spital por e reja nuk ka mundur të mbijetojë.

Ka dalë goca nga shtëpia, sa ka dalë kemi dëgjuar krisma, goditje të forta. Kam dalë me vrap, kam parë vetëm pluhur dhe tym. Makina ishte atje (në cepin e oborrit). Matanë makinës ishte porta e rënë. Gruaja doli të gjente Marjanën në rrugë. Poshtë portës ishte vajza e shtrirë. Me çunat kemi ngritur portën, tërhoqëm vajzën dhe e çuam në spital. Nuk pati fatin të shpëtonte.

Marjana ishte martuar këtë muaj dhe për pak ditë do të ikte në Angli, pranë bashkëshortit të saj.

Në 11 shtator do të ikte. Dasmën e bëmë në 6 gusht. Çdo gjë shkoi mirë, në 11 do të shkonte te familja e re në Londër.

 

Share With:
Translate »
68 Views