Përdhunon vajzën e mitur, babai: Është normale, të gjithë bëjnë kështu

Për gjashtë muaj me radhë një punëtor ndërtimi, përdhunoi vajzën e tij vetëm 13 vjeçe.

Ngjarja e rëndë është shënuar në Gurugram, pranë New Delhi, në Indi.

37-vjeçari arrinte të abuzonte me të bijën, duke i thënë, “një raport fizik mes babait dhe vajzës ndodh normalisht në të gjitha familjet”.

Por javën që lamë pas ai u denoncua nga gruaja, të cilës në një moment shpërthimi i kishte treguar e bija.

Kjo bëri që kryefamiljari të arrestohet, ndërkohë që pranoi gjithçka. Lidhur me këtë ngjarje policia tha, “Gjëja më e pabesueshme është se nuk ka asnjë ndjenjë faji”.

Share With:
Translate »
1608 Views