Përfitimet e jogas gjatë shtatzanisë për nënën dhe foshnjen

Joga për gratë shtatzëna është një disiplinë më specifike se llojet e tjera të jogës
Qëllimi i saj është t’i drejtojë në këtë eksperiencë, duke u siguruar mirëqenie fizike dhe mendore. Koha më e përshtatshme kur çdo grua shtatzënë mund të bëhet pjesë e grupit të jogës, është pas javës së 12-të, kur mundësitë për abort spontan janë thuajse zero. Jimena thotë se para se të bëhen pjesë e këtij grupi, këshillohet gjithmonë të merret miratimi i mjekut, por nga ana tjetër, duhet të bëjnë kujdes të zgjedhin një grup i cili drejtohet nga një mësues i certifikuar për këtë lloj joge, pasi shumë ushtrime mund të përbëjnë rrezik nëse zhvillohen nga një mësues i pacertifikuar. Për ato gra, shtatzënia e të cilave është tepër delikate dhe në kushte jo të mira shëndetësore, këshillohet meditimi, sepse, mbi të gjitha, kjo është një përvojë mendore dhe emocionale, jo vetëm fizike. Kështu, bashkë me nënën, fëmija merr mësimet e para të meditimit nga barku i saj.
PËRFITIMET E JOGËS PËR GRATË SHTATZËNA
Një sërë studimesh e sugjerojnë jogën në shtatzëni, sepse në këtë fazë, ajo e lehtëson gruan nga simptomat e zakonshme të kësaj periudhe.
– Përmirëson cilësinë e gjumit
– Redukton stresin dhe ankthin
– Nënat lidhen më shumë me bebet
– Ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve të mesit
– Ndihmon në përmirësimin e frymëmarrjes
– E përgatit gruan fizikisht për procesin e lindjes, pasi ndihmon në elasticitetin e muskujve
– Ndihmon në rikuperimin e formës fizike pas lindjes
– Minimizon mundësitë për depresion pas lindjes
PËRFITIMET E JOGËS PËR FOSHNJAT
– Ndihmon që të pozicionohet me kokën poshtë dhe të përgatitet për lindjen natyrale
– Fëmija e përjeton me qetësi periudhën që kalon në barkun e nënës

| Elona Jacellari

Share With:
Translate »
1039 Views