Përkujdesja e nënave modifikon ADN-në, zbulimi mund të ndihmojë të kuptojmë problemet mendore

Përkujdesja e nënave mund të modifikojë ADN-në, sipas një eksperimenti të zhvilluar mbi kaviet ku tregohet se në truin e këlyshve që lihen pas dore nga nënat grumbullohet një numër më i lartë çiftesh gjenesh “balerinë” në gjendje të riprodhohen dhe të lëvizin nga njëra pikë në tjetërn e gjenomit.

Ky zbulim mund të ndihmojë që të kuptohen tek njeriu probleme të lidhura me depresionin dhe skizofreninë.

I publikuar në revistën shkencore “Science”, ky rezultat vjen falë një kërkimi të koordinuar nga Tracy Bedrosian, e Insitutit amerikan për Studime Biologjike.

“Pas zbulimit të fundit ku vërtetohet se ndotja ndikon në ADN, ky eksperimet është një konfirmim i ri, ku tregohet se si një pjesë e kodit gjenetik është shumë më i ndjeshëm ndaj influencave të mjedisit nga se mendohej”, deklaroi gjenetisti Giuseppe Novelli, rektor i universitetit të Romës, “Tor Vergata”.

Për të zbuluar impaktin që ka përkujdesia e nënave me këto ndryshime, u zhvilluar një eksperiment tek minjët.

Duke analizua ADN-në të një pjese të trurit, hipokampit, e përfshirë në emocionet dhe që anomalitë e së cilës janë të lidhura me çrregullime psikiatrike, u vu re se në ADN-në e të vegjëlve të përkëdhelur kishte më pak sekuenca gjenetike të ndryshuara.

Ndërsa tek këlyeshët e lënë pas dore kishte më shumë, ndoshta sepse këta janë më të stresuar dhe kjo ndikon më shumë në replikimin e gjeneve.

Share With:
Translate »
846 Views