Përsëritet historia, vajza e deputetit të ndjerë do të “zëvendësojë” të atin në Parlament

 

Në legjislaturën e ardhshme të kuvendit do të jetë edhe Rudina Hajdari, vajza e e të ndjerit Azem Hajdari. Duket sikur  historia po përsëritet, pasi vajza do të përmbushë një mision të lënë në mes nga i ati i saj i cili humbi jetën në një atentat me armë zjarri.  Rudina ka punuar edhe më parë në administratën shtetërore si punonjëse në Ministrinë e Jashtme, në kohën kur qeveria drejtohej nga Sali Berisha. Hajdari ka jetuar për shumë vite në Amerikë, ku në korrik të vitit që shkoi u martua me Muçjon Demirajn, me të cilin ka edhe një fëmijë. Ajo udhëtoi drejt SHBA-ve në vitin 2002, tre vjet pas vdekjes së të atit. Atje u diplomua për shkenca politike në Universitetin e Fordham-it, për t’u kthyer në 2009-n. Në 2016-n, Rudina nisi masterin për të drejtat e njeriut në Universitetin e Kolumbias, në New York. Edhe pse siç thotë, në SHBA ka familjen dhe i ka mundësitë për t’u punësuar, Rudina Hajdari vendosi të kthehej në Shqipëri sepse do të japë kontributin e saj në modernizimin e politikës. Fakti që i ati ka qenë një prej figurave më të rëndësishme të demokracisë e vë përpara një përgjegjësie të madhe.

 

Share With:
Translate »
833 Views