Udhëton 2253 km me biçikletë për të dëgjuar zemrën e vajzës në trupin e dikujt tjetër

Çiklisti Bill Conner udhëtoi 1400 milje (2253 km) për të dëgjuar zemrën e vajzës së tij të vdekur në trupin e dikujt tjetër. Histori sa emocionuese aq dhe prekëse. Bill udhëtoi me biçikletë nga Wisconsin, në Baton Rouge, Lousiana në ditën e baballarëve. Conner u flimua teksa me stetoskop dëgjonte të rrahurat e zemrës së vajzës së tij Abbey në gjoksin e Loumonth Jack Jr dhe qante. Pasi kishte pësuar atak kardiak, Loumonth Jack Jr i kishin thënë se kishte vetëm 10 ditë jetë. Conner i tha CBS Neës: Ai është gjallë falë Abbey dhe Abbey jeton brenda tij”. Abbey ishte vetëm 20 vjeçe kur u gjet pa ndjenja në një resort në Meksikë ku kishte shkuar për pushime. Mjekët thanë se vajza kishte pësuar dëmtime të pariparueshme të trurit dhe ajo u mbajt në jetë deri kur mjekët do të dhuronin organet.  Abbey dhuroi 4 organe për persona të moshës 20- 60 vjeç. Kur z. Conner i tregoi Qendrës së Dhurimit të Organeve misionin e tij për të udhëtuar me biçikletë në emër të Abbey-it, këta të fundit i dërguan letër përfituesve të organeve nëse ishin të interesuar të takonin të atin e vajzës që u kishte shpëtuar jetën. I vetmi person i cili pranoi ishte Jack Jr.

Share With:
Translate »
1135 Views