Plagoset me armë zjarri nipi i Aldo Bares, dy të vdekur nga atentati

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur sot rreth orës 18:30 në qendër të Lushjnes, ku paraprakisht raportohet për dy të vdekur dhe tre të plagosur. Viktimat identifikuar si shtetasit Zamir Latifi, 23-vjeç dhe Sajmo Xhelili. Sakaq mësohet se i plagosuri i ngjarjes është shtetasi me inicialet Xhulio Shkurti, 21 vjeç. Raportohet se i plagosuri është nip i kreut të Bandës së Lushnjes, Aldo Bare. Ai është transportuar në spital në gjendje të rëndë për jetën. Atentati me kallashnikov ka ndodhur lë lagjen “Loni Dhamo”, në qendër të Lushnjes dhe shumë pranë komisariatit të policisë.

 

Share With:
Translate »
789 Views