Plas sherri mes kushërinjve në Lushnjë, vritet 30-vjeçari, plagosen babai dhe dy vëllezërit e tij

Një ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në fshatin Garunjas, në Lushnjë. Si pasojë e një konflikti për motive pronësie mes kushërinjve të parë, kanë mbetur të plagosur me armë gjahu shtetasit Shuaip Hasalla, 65 vjeç,(babai) Laert dhe Emiljano Hasalla 31 vjeç(vëllezër) si edhe ka ndërruar jetë shtetasi Romeo Hasalla 30 vjeç(vëllai tjetër). Autorë të dyshuar të këtij krimi të rëndë janë dy vëllezërit, Kastriot dhe Afrim Hasalla. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe kanë shpallur në kërkim autorët e dyshuar.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.

Share With:
Translate »
171 Views