Preket Almenda: “Më mungon më shumë se çdo gjë!’

Babai i saj është ndarë nga jeta vite më parë, por një artikull i publikuar në gazetën “Tirona” ku risillet në vëmendje karriera e tij e sukseshme në atletikë, është bërë shkak që Almeda Abazi të preket e ta përkujtojë babanë e saj të ndjerë. “Më mungon më shumë se çdo gjë!”-shkroi bukuroshja shqiptare në një postim në Insta Story, ku shihet edhe artikulli me titull “Muhamet Abazi, tironasi kampion në sportin e Atletikës”. Familja e aktores që tashmë ka një karrierë në Turqi vijon ta rikujtojë me mall sportistin Abazi, e madje nëna e Almedës, në ditën e dasmës së të bijës, i dhuroi dhëndërit, aktorit Tolgahan Sayışman unazën e bashkëshortit të saj të ndjerë.

Share With:
Translate »
852 Views