Preku zemrat e shqiptarëve me historinë e tij, ndërron jetë në lule të rinisë Fabioli

Ai u bë i famshëm me daljen e tij në “Ka një mesazh për ty”. Fabjoli, në atë kohë 12 vjeç kishte ftuar babain në emision për t’i kërkuar falje për rebelzimin e tij. Fabjloi tregoi vetë se dilte për të lypur në Tiranë, pa dëshirën e prindërve.

Prej disa javësh në rrjetet sociale të shumtë kanë qenë shqiptarët që kanë shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Fabjolit, në moshën 20-vjeçare.

Por sot ka qenë Genta Gjalpi e cila ka konfirmuar humbjen e Fabjolit. Thuhet se shkak për ndarjen nga jeta është bërë një problem që 20-vjeçarit ju shfaq në mushkëri.

“Sa më pikëlloi ky lajm, që Fabjoli ka ndërruar jetë. I vogli gjynah. Kënaqu në parajsë. Ishte lypës ne bllok, po falte shume dashuri???? Ishte shume i zgjuar dhe i dashur”, shkruan ajo.\

Share With:
Translate »
91 Views