Pse u bë virale fotoja e kësaj nëne të re që i mbijetoi tragjedisë në Las Vegas?

Pas tragjedisë së tmerrshme të Las Vegas-it fundjavën e kaluar, njerëzit po ndajnë në mediat sociale momente nga më të ndryshmet të heronjve dhe të mbijetuarve, që bënë gjithçka mundën për të ndihmuar ata që kishin nevojë më shumë. Lauren Harkins ka ndarë një foto shumë emocionuese në Facebook. E fejuara e kushëririt të saj, Summer Clyburn, një nënë 22-vjeçare, mori një plumb për të shpëtuar partnerin e saj.

“Nëse ky nuk është përkufizimi i një gruaje të fortë, atëherë nuk e di se çfarë mund të jetë tjetër. Mori një plumb në shpinë nga një armë për të shpëtuar jetën e dikujt tjetër dhe është ende e fortë për fëmijën e saj dhe për dashurinë e jetës”, – shkruan në Facebook Harkins.

Clyburn vrapoi për të qenë afër Michael Gracia, por u qëllua papritur nga një armë. Clyburn po përpiqej të lidhte me këmishë plagën e partnerit të saj, kur u qëllua në shpinë. Fatmirësisht, Gracia, oficer policie, u zgjua pas operacionit dhe është në gjendje të mirë shëndetësore. Edhe pse plaga e Clyburn nuk ishte kërcënuese për jetën, plumbi depërtoi në trupin e saj dhe rreziku ishte i madh.

Harkins ka edhe një mesazh të fundit për heronjtë e saj: “Ju admiroj më shumë nga ç’mund ta imagjinoni dhe i përulem dashurisë që keni për njëri-tjetrin.”

Share With:
Translate »
551 Views