“Qëkur isha 12 vjeçe”/ E rëndë në Greqi, e mitura shqiptare denoncon babanë për përdhunim

Rasti i përdhunimit të një të miture nga babai i saj ka shkaktuar tronditje në opinionin publik të Assos, Korint në Greqi.

17-vjeçarja ka denoncuar të enjten në prani të nënë së saj në Departamentin e Policisë Vrachati se babai i saj kishte abuzuar seksualisht me të që kur ajo ishte 12 vjeçe.

E mitura i tregoi policisë se çfarë kishte ndodhur në vitet e fundit dhe ata menjëherë shkuan në shtëpinë e familjes ku arrestuan babanë 45-vjeçar të së miturës për të hetuar ngjarjen.

17-vjeçarja do të transferohet tek një ekspert mjekësor në një spital në Athinë për t’u ekzaminuar, ndërsa djali i vogël i familjes është marrë nga shërbimet sociale.

Sipas informacionit, kjo është një familje me 4 persona me origjinë nga Shqipëria. Babai ka qenë i papunë kohët e fundit, ndërsa nëna mbante familjen.

Share With:
Translate »
293 Views